Myrto Uzuni shënoi golin e dytë, në fitoren 3-0 ndaj San Marinos.
Uzuni theksoi se e ka eksperiencën që të luajë në çdo pozicion që i kërkohet.
“Gjithmonë jam sakrifikuar në Kombëtare.
Të gjithë e dinë që pozicioni im është në të majtë të sulmit.
Në Kombëtare jam gati të sakrifikoj çdo gjë vetëm që të jem në fushë.
Sinës i uroj sa më shumë ndeshje në Kombëtare. Është lojtar i ri dhe me premisa për të ecur përpara.
Për Kombëtaren jam gjithmonë aty ku ka nevojë. Kam eksperiencën e duhur për të luajtur në çdo pozicion. E vetmja gjë që më bën të lumtur është që të jem në fushë.
Mirënjohës për të gjithë mbështetësit. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Me ta shkojmë shumë lart”, deklaroi Uzuni.