Një lojtar më shumë për Maran para Finlandës

Futboll

Një lojtar më shumë për Maran para Finlandës

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 23:13
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë këtë fundjavë një ndeshje të rëndësishme për Ligën e Kombeve ndaj Finlandës, në të cilën do të vendoset kreu i grupit.

Kuqezinjtë po stërviten në Itali, ku kanë kryer sot një seancë përgatitore në stadiumin e Çezenës, ashtu siç do të bëjnë edhe nesër paradite.

Vetëm gjatë pasdites, ata do të udhëtojnë drejt Finlandës ku do të sistemohen deri  për ndeshjen e të shtunës.

FSHF ka bërë të ditur se trajneri Rolando Maran do të ketë një element më shumë në dispozicion për atë ndeshjes.

Mbrojtësi Klisman Cake, i cili mungoi në dy sfidat e para për shkak dëmtimi, tashmë do të jetë rregullisht nën urdhrat e trajnerit pasi është riaftësuar plotësisht.

Kësisoj, Shqipëria udhëton drejt Finlandës me grupin e plotë e për fat të mirë, pa probleme të tjera fizike mes futbollistëve në dispozicion të trajnerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat