Alexis Mac Allister po përballet me një të ardhme të pasigurt te Liverpooli, situatë që duket se ka vënë Real Madridin në gatishmëri.
Sipas raportimeve në Angli, të përcjella nga “Bernabeu Digital”, klubi i Premierligës nuk ka ndërmend t’ia rinovojë kontratën, e cila skadon në vitin 2028.
Si rrjedhojë, si klubi ashtu edhe mesfushori thuhet se janë të hapur për një largim në verën e vitit 2027. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, i cili po e monitoron nga afër argjentinasin.
Gjiganti spanjoll e sheh Mac Allisterin si një nga objektivat e mundshëm për përforcimin e mesfushës, në rast se largimi i tij nga Liverpooli realizohet vitin e ardhshëm.
Real Madridi mbetet i interesuar për përforcimin e mesfushës, një repart që ishte ndër prioritetet e klubit gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi kishte konsideruar Rodrin, i cili në fund nënshkroi me Barcelonën. Ndërkohë, me Eduardo Camavingan që mbeti në “Santiago Bernabeu”, në fund nuk pati hapësirë për një tjetër transferim në mesfushë.
Situata mund të ndryshojë në afatet e ardhshme kalimtare, veçanërisht nëse largimet krijojnë hapësirë në skuadër.
Tani, sipas raportimit, Mac Allister ishte ndër objektivat e preferuar të Real Madridit në mesfushë gjatë verës.
Argjentinasi ishte pas Enzo Fernandezit dhe Rodrit në listën e klubit, me këtë të fundit që përfundimisht u shndërrua në opsionin e preferuar, megjithëse transferimi nuk u realizua.
Prandaj, Mac Allister mund të rikthehet në konsideratë para verës së vitit 2027, veçanërisht nëse situata e tij te Liverpooli krijon një mundësi në treg.
Sipas raportimit, edhe Liverpooli mund të jetë i gatshëm për një transferim për shkak të vendimit të klubit për të mos ia rinovuar kontratën mesfushorit.
Duke folur së fundmi për situatën e kontratës së tij, Mac Allister tha: “Siç e dinë të gjithë, mora lajmin se klubi nuk ishte në gjendje të më ofronte një kontratë të re, gjë që më bën shumë, shumë të trishtuar.
Sigurisht, ka ende kohë. Tifozët nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse do të jap 100 për qind deri në ditën e fundit që do të jem këtu.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kishte mundësi për t’u larguar këtë verë dhe mendoj se tani për tani jam në klubin e duhur dhe kam mentalitetin për të dhënë 100 për qind për këtë klub”.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata, por Real Madridi po e ndjek nga afër, i gatshëm të veprojë nëse Liverpooli vendos të mos ia rinovojë kontratën.