Një tjetër futbollist i Hull Cityt është përfshirë në një aksident automobilistik pranë qendrës stërvitore të klubit, vetëm disa javë pas një incidenti të ngjashëm me Sorba Thomas-in.
Bëhet fjalë për mesfushorin francez Lucas Gourna-Douath, i cili raportohet se ka rrokullisur Mercedesin e tij në “Millhouse Woods Lane”, në të njëjtën rrugë ku më parë kishte pësuar aksident bashkëlojtari i tij, Sorba Thomas, me një Land Rover.
Sipas raportimeve, në të dyja incidentet nuk ka pasur të lënduar. Aksidenti i Gourna-Douath ka ndodhur pranë qendrës stërvitore të Hull Cityt, duke rikthyer vëmendjen te siguria në këtë zonë.
Gourna-Douath, 23-vjeçar, iu bashkua Hull Cityt këtë verë nga Le Havre dhe ka bërë paraqitje në Premier League këtë sezon.