Bologna interesohet për Hysajn

Futboll

Bologna interesohet për Hysajn

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 16:47
Elseid Hysaj

Bologna është e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Skuadra e Serisë A italiane e konsideron 32-vjeçarin si profilin ideal për të zëvendësuar Emil Holm, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Mësohet gjithashtu se drejtori sportiv i skuadrës Xhovani Sartori ka qenë edhe në San Marino për të parë nga afër gjendjen e Hysajt, i cili në fakt qëndroi për 90 minuta në pankinë dhe nuk u aktivizua.

Edhe pse prej kohësh pa skuadër, mbrojtësi kuqezi tregoi kundër Bjellorusisë se është duke kaluar një moment të mirë fizik dhe ende mund të thotë fjalën e tij në nivele të larta të futbollit europian.

Por kalimi i tij i mundshëm te Bologna është i varur nga mbrojtësi Mateo Darmian.

Ish-mbrojtësi i Interit ka nisur prej kohësh stërvitjen me klubin kuqeblu, por ka në dispozicion vetëm 3 javë kohë për të bindur trajnerin Paladino.

Në rast se dështon të kalojë testet fizike, atëherë Hysaj bëhet kandidati kryesor për t’u transferuar te Bologna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat