Dikur ishte yll i Premier Leagues...

Futboll

Dikur ishte yll i Premier Leagues...

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2026 Në ora: 18:40
Raheem Sterling

Edhe pse i është ofruar klubeve në Francë, ato kanë refuzuar të transferojnë ish-yllin e Premier Leagues angleze, i cili ende është në kërkim të një klubi të ri.

Raheem Sterling, ish-ylli i Premierligës angleze, ndodhet në një situatë që para disa vitesh vështirë se do ta kishte imagjinuar.

Së fundmi ai i është ofruar klubit francez Le Havre, por ky klub nuk ka shfaqur interes për ta transferuar.

Sipas informacioneve nga Franca, Sterlingu nuk e ka kontaktuar vetë Le Havren. Përkundrazi, transferimi i tij i është propozuar klubit. Megjithatë, te klubi francez kanë vlerësuar se nuk kanë nevojë për të, pasi në pozicionin e tij tashmë kanë mjaft futbollistë.

Sipas të njëjtave informacione, anglezi i është ofruar edhe një klubi tjetër francez, por as aty nuk ka pasur interes konkret për shërbimet e tij.

Sterlingu tani do të përpiqet të gjejë një ekip ku mund të vazhdojë të luajë.

Sterlingu periudhën më të mirë të karrierës e kaloi te Manchester City, ku u transferua në vitin 2015 nga Liverpooli, për rreth 63.7 milionë euro.

Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai u bë një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës dhe fitoi shumë trofe.

Në verën e vitit 2022, Sterlingu u transferua te Chelsea, i cili pagoi rreth 56 milionë euro për të. Pritshmëritë ishin që ai të bëhej një prej lojtarëve kryesorë të klubit londinez, por nuk arriti të përsëriste paraqitjet që kishte pasur gjatë periudhës në Etihad.

Më pas erdhi huazimi te Arsenali, ku gjithashtu nuk arriti të gjente vazhdimësi.

Sezonin e kaluar e kaloi te Feyenoordi, por edhe klubi holandez vendosi të mos e mbajë.

Kështu, Sterlingu, i cili dikur ishte një futbollist i rregullt i kombëtares së Anglisë, tani është pa klub dhe në kërkim të një angazhimi të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat