Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është tërhequr përkohësisht nga kombëtarja belge dhe pushimin e ndeshjeve të kombëtareve e shfrytëzoi për një intervistë të gjatë për radion spanjolle Onda Cero.
Belgu foli për gjykimin, garën për Topin e Artë, Raphinhën e Barcelonës dhe situatën me Manchester Cityn.
Courtois nuk ka dilema kur bëhet fjalë për lojtarin që, sipas tij, duhet ta fitojë Topin e Artë.
Favoriti i tij është bashkëlojtari te Real Madridi, Kylian Mbappe:
“Topin e Artë duhet ta fitojë Mbappe. Të gjithë admirojnë shpejtësinë, teknikën dhe numrin e madh të golave që shënon”.