E konfirmon Nuhiu: Muriqi nuk luan ndaj Izraelit

Futboll

E konfirmon Nuhiu: Muriqi nuk luan ndaj Izraelit

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 20:26
Atdhe Nuhi

Atdhe Nuhiu, asistenti i trajnerit të Kosovës Franco Foda, ka konfirmuar drejtpërdrejt në Klan Kosova se sulmuesi Vedat Muriqi, nuk luan sonte kundër Izraelit.

"Ai na ka informu që nuk është e mundshme.

Është puna jonë që Vedatin ta ruajmë për ndeshjen e ardhshme", tha Nuhiu.

Sonte "Dardanët" synim e kanë vetëm fitoren, për t'u këndellur dhe për ta mbajtur hapin në rrugëtimin drejt Ligës A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat