Liverpooli i vendos kushte

Futboll

Liverpooli i vendos kushte

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 14:26
Florian Wirtz

Liverpool mund ta shqyrtojë shitjen e Florian Wirtzit në verën e vitit 2027, nëse paraqitjet e tij nuk përmirësohen.

Sipas “SportBild”, një largim në afatin kalimtar të janarit është përjashtuar, por klubi anglez mund ta rishikojë seriozisht situatën e 23-vjeçarit gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Në rast se Wirtz nuk arrin të bindë me paraqitjet e tij, Liverpool mund të jetë i hapur për një shitje në verën e vitit 2027.

Manchester City, Arsenal dhe Chelsea përmenden si destinacione të mundshme për yllin gjerman, nëse ai përfundimisht largohet nga “Anfield”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat