Riyad Mahrez do t’i bashkohet ekipit të Al Shamal. Sulmuesi algjerian ka pranuar ofertën e klubi nga Katari dhe pritet të kalojë si futbollist i lirë.
Mahrez e mbylli së fundmi përvojën e tij në Ligën saudite, ndërsa do të nisë një kapitull të ri, po në Lindjen e Mesme. Në ditët në vazhdim pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar i transferimit, me algjerianin që duket se nuk ka ndërmend të bëjë një rikthim në elitën europiane.
Kujtojmë se Riyad Mahrez u spikat në epokën e “artë” të Leicester Cityt në Premier League, ku si skuadër ia dolën të surprizojnë rivalët e tyre duke u shpallur kampionë në sezonin 2015/16 nën drejtimin e Claudio Ranierit.
Nga Leicesteri, Mahrez kaloi te Manchester City ku fitoi trofe të shumtë, mes të cilëve dhe një Champions League.
Më pas, karriera e tij mori drejtimin drejt Arabisë Saudite ku firmosi me Al Ahli, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Al Shamal në Katar.