Kroacia nga ora 18:00 në “Rujevicë” pret Anglinë në xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.
Selektori anglez Thomas Tuchel tha: “Kroacia është një vend shumë i bukur dhe shumë miqësor. Me lojtarët kroatë jemi miq dhe e njohim mirë gjithçka. Po stërvitemi këtu, nuk ka asgjë që të mos na pëlqejë
Është shumë bukur, kemi pushuar mirë dhe jemi përgatitur për ndeshjen kundër një shteti krenar dhe një ekipi të madh, plot me cilësi.
Ata kanë lojtarë dhe trajner të rinj, por edhe futbollistë me shumë përvojë.
Të duket sikur është gjysmëfinale e ndonjë kupe dhe ne jemi përgatitur mirë. Më pëlqejnë lojtarët tuaj, janë garues të vërtetë dhe kanë luajtur shpesh kundër Anglisë”.