Lëvdata për Xherdan Shaqirin, Jokanoviqi: Është i vetmi që e ka dëshmuar cilësinë e tij gjatë karrierës

Futboll

Lëvdata për Xherdan Shaqirin, Jokanoviqi: Është i vetmi që e ka dëshmuar cilësinë e tij gjatë karrierës

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2026 Në ora: 12:58
Xherdan Shaqiri

Baseli ka pësuar humbje në miqësore me rezultat 7:3 ndaj ekipit të LIgës sës Dytë, Winterthur, në debutimin e trajnerit Sllavisha Jokanoviq.

Prandaj, trajneri i ri i Baselit është jashtëzakonisht i zemëruar pas ndeshjes.

“Si lojtar dhe trajner, Sllavisha Jokanoviq (58) ka qenë i përfshirë në më shumë se 800 ndeshje, brenda ose pranë fushës.

Megjithatë, që në paraqitjen e tij të parë si trajner i FC Baselit, serbi përjeton diçka që nuk i kishte ndodhur më parë", ka shkruar mediumi zviceran "Blick".

“Ky është një rekord për mua! Gjatë gjithë karrierës sime nuk kam pësuar kurrë më shumë se pesë gola”, thotë Jokanoviqi pas humbjes së thellë 7:3 në ndeshjen miqësore kundër Winterthurit.

Lëvdata për Xherdan Shaqirin

Megjithatë, një lojtar e përjashton shprehimisht nga kritikat e tij. Jokanoviqi thotë: “Xherdan Shaqiri është i vetmi që e ka dëshmuar tashmë cilësinë e tij gjatë karrierës.

Të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh këtu tani”.

Pra, sipas Jokanoviqit, Shaqiri është lojtari i vetëm që tashmë e ka dëshmuar në nivelin më të lartë se çfarë është në gjendje të bëjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat