Kosova U-17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-17.
Pas një fitoreje dhe një barazimi në dy ndeshjet e para, vajzat tona pësuan një humbje të rëndë ndaj Republikës së Irlandës, me rezultat të thellë 6:0.
Irlandezet e nisën ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe e mbyllën pjesën e parë me një epërsi të madhe. Dy gola të shpejtë në minutat e para e vendosën Kosovën në vështirësi që në fillim.
Golat i realizuan Dallaghan (3' e 4'), Tëomey (10'), Goggin (28' e 66'), Healy (32').
Kështu, Irlanda triumfoi me rezultat 6:0, duke i shkaktuar Kosovës humbjen e parë në këtë fazë kualifikuese.
Pas kësaj ndeshjeje, Republika e Irlandës vazhdon të kryesojë grupin me 9 pikë, me një golaverazh fantastik prej 24:0.
Kosova aktualisht renditet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Shqipëria është në vendin e dytë. Në fund të tabelës është Azerbajxhani me 0 pikë në kuadër të grupit 1.