Një ngjarje e veçantë është regjistruar në ndeshjen e Ligës Rajonale në Maqedoninë e Veriut mes Marinos dhe Fortunës, e cila përfundoi me fitoren 4:2 të Fortunës.
Në këtë përballje në qendër të vëmendjes ishin katër vëllezër: Vullnet dhe Veton Memedi, si dhe Fisnik e Furkan Sinani.
Katër vëllezërit arritën të shënonin nga një gol në këtë ndeshje.
Vullnet dhe Veton Memedi
Furkani Sinani debutoi me ekipin senior të Fortunës dhe debutimin e tij e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.
Ndërkohë, Veton Memedi realizoi në portën e skuadrës së tij, duke i dhënë edhe më shumë veçanti kësaj përballjeje.
Në fund, fitoren e Fortunës e vulosi Vullnet Memedi, i cili si veteran i skuadrës shënoi një nga golat e triumfit 4:2.
Një ndeshje e rrallë dhe e veçantë, ku katër vëllezër ishin protagonistë dhe të katër gjetën rrugën drejt golit.