Kroacia pësoi një humbje të rëndë 0:7 ndaj Anglisë në Rijekë, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.
Mediat spanjolle, megjithatë, veçuan portierin Dominik Livakoviçin, i cili sipas mediumi spanjoll “Mundo Deportivo: e shpëtoi Kroacinë nga një disfatë edhe më e thellë.
Gazeta “Mundo Deportivo: i kushtoi vëmendje të veçantë paraqitjes së Livakoviçit pas humbjes së thellë të Kroacisë ndaj Anglisë.
“Po të mos ishte Livakoviç, humbja e Kroacisë do të ishte edhe më e rëndë”, shkroi gazeta spanjolle në raportin e saj nga ndeshja.
Portieri kroat pësoi shtatë gola, por në disa raste arriti të mbajë ekipin e tij në lojë. Në pjesën e parë, Livaković pati dy pritje të rëndësishme ndaj Anthony Gordonit, fillimisht në një situatë ballë për ballë dhe më pas pas një goditjeje nga afërsia.
Anglia e nisi furishëm takimin dhe pas vetëm 21 minutash kryesonte 2:0 me golat e Harry Kane dhe Jude Bellingham. Para pushimit, Anthony Gordon dhe Bukayo Saka shënuan edhe dy herë të tjera për 4:0.
Përzgjedhësi kroat reagoi në pjesën e dytë duke bërë tri zëvendësime, por ndryshimet nuk mjaftuan. Kane shënoi golin e dytë personal në minutën e 53-të, ndërsa Saka realizoi përsëri në minutën e 68-të. Rezultatin përfundimtar 0:7 e vulosi Morgan Rogers në minutën e 87-të.
“Mundo Deportivo” theksoi pafuqinë e mbrojtjes kroate në pjesën e dytë, ndërsa për Livakoviçin nënvizoi se në shumicën e golave të pësuar nuk kishte shumë çfarë të bënte.
Kjo ishte humbja më e thellë në historinë e përfaqësueses së Kroacisë. Pas tri ndeshjeve, Kroacia ka tri pikë, ndërsa Anglia vazhdon me ecurinë e saj të fortë në grup.
Kroacia nuk do të ketë shumë kohë për të reflektuar, pasi më 6 tetor e pret një tjetër sfidë e vështirë ndaj Spanjës në ‘Polud’.
Spanja e kishte mposhtur Kroacinë 4:1 në përballjen e mëparshme. Pas tri xhirove, spanjollët kanë 9 pikë të plota, pas fitoreve ndaj Anglisë, Kroacisë dhe Çekisë.