Kështu duket tabela në grupin e Kosovës pas barazimit me Austrinë

Futboll

Kështu duket tabela në grupin e Kosovës pas barazimit me Austrinë

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2026 Në ora: 20:10
Pamje nga ndeshja

Barazimi 1:1 ndaj Austrisë ka lënë Kosovën në vendin e dytë të Grupit 3 të Ligës B, me pesë pikë pas katër ndeshjeve.

Austria vazhdon të kryesojë grupin me 8 pikë, pasi në katër takime ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime. Me golaverazhin 9:5, austriakët mbeten të pamposhtur.

Kosova ka një fitore, dy barazime dhe një humbje, me golaverazhin 3:4. Dardanët kanë grumbulluar 5 pikë, por pozita e tyre e dytë ende nuk është e sigurt.

Irlanda, e cila ka zhvilluar tri ndeshje, është në vendin e tretë me 4 pikë dhe ka mundësinë ta parakalojë Kosovën nëse merr pikë në ndeshjen e radhës.

Në fund të grupit është Izraeli me vetëm 1 pikë, pas tri ndeshjeve.

Renditja
Austria – 8 pikë
Kosova – 5 pikë
Irlanda – 4 pikë
Izraeli – 1 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat