Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë për t’u përballur me San Marinon.
Ndeshja e vlefshme në kuadër të raundit të katërt të grupit 1 në Ligën e Kombeve, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, prej orës 20:45.
Pas humbjes në Helsinki, kuqezinjtë do të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe nivelin e kundërshtarit për të bërë rikthimin te fitorja. Sa i takon zgjedhjeve për këtë sfidë, Rolando Maran ka qenë i limituar, kjo edhe për shkak të gjendjes fizike të disa futbollistëv
Ashtu si në herën e fundit, Kombëtarja ka një tjetër shans për të përmirësuar sasinë e golavarazhit. Në transfertë, skuadra jonë fitoi pastër 0-3, ndërsa sot do tentohet të përsëritet i njëjti “skenar”.
Kujtojmë se për Shqipërinë kjo sfidë do të jetë edhe e fundit sa i takon muajit tetor, për t’u kthyer në nëntor me dy ndeshjet e mbetura, ndaj Finlandës në shtëpi dhe Bjellorusisë jashtë.