Shqipëria shmang turpin e madh në minutat e fundit!

Futboll

Shqipëria shmang turpin e madh në minutat e fundit!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2026 Në ora: 19:52 Përditësuar në ora: 22:40 më 06.10.2026
Kristjan Asllani

Kuqezinjtë fitojnë në minutat shtesë

Shqipëria ka shënuar fitore me shumë vuajtje ndaj San Marinos me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C të Kombeve në futboll.

Kuqezinjtë arritën fitoren vetëm në minutat shtesë, duke shmangur një rezultat zhgënjyes ndaj San Marinos.

Shqipëria - San Marino 2:1

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: M. Turkmen  (Turqia).
Shënues: Asllani (11', 90+3' nga penalltia) - Lazzari (66').
Kartona të verdhë: Ismajli - Fabbri, Cevoli, Giocondi, Giacopetti..
Shqipëria: Dajsinani, Mitaj (Ramadani 71'), Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Pilo, Shehu (Daku 71'), Asllani, Hoxha (Uzuni 56'), Muçi (Mehmeti 46') dhe Manaj.
San Marino: Kolombo, Xhiokond, Rosi, Fabri, Çevoli (Benvenuti  (59'), L. Kapikioni (Giulio 86'), Zanoni, Meloni (Lazzari 59'), Xhakopeti, Saliçioni (Pancotti 58'), Della Balda.

Kristjan Asllani shënoi nga penalltia në minutën e 90+3-të, duke i siguruar Shqipërisë fitoren e shumëvuajtur.Në minutën e 11-të, Kristjan Asllani, nga rreth 22 metra, shënoi një eurogol në këndin e epërm, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

Në minutën e 22-të, Manaj goditi bukur nga rreth 15-16 metra, por shtylla e majtë ia mohoi golin.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Dell Balda pati një mundësi ideale, por goditja e tij shkoi drejt në portier, i cili e devijoi topin në korne.

Në minutën e 65-të, një harkim nga e majta e sulmit gjeti Lazarin, i cili përfitoi nga përgjumja e Mitajt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1:1.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Shqipëria fitoi një penallti dhe në minutën e 90+3-të, Kristjan Asllani mori përgjegjësinë dhe shënoi për 2:1, duke i dhënë Shqipërisë tri pikët.
Në Grupin 1, Shqipëria kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia, të cilat kanë nga 7 pikë, ndërsa në fund renditet San Marino me 0 pikë.

Shqipëria super favorit 

(E plotësuar) –  Minuta e fundit.

85' Befasi apo jo?

79’ Daku nga e majta lëshon një gjuajtje tokazi që devijohet dhe shkon jashtë.

 77’ Asllani gjuan përballë zonës, sfera përfundon jashtë pa gjetur portën.

Shqipëria - San Marino 2:1

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: M. Turkmen  (Turqia).
Shënues: Asllani (11', 90+3' nga penalltia) - Lazzari (66').
Kartona të verdhë: Fabbri, Cevoli, Giocondi, Giacopetti..

Shqipëria: Dajsinani, Mitaj (Ramadani 71'), Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Pilo, Shehu (Daku 71'), Asllani, Hoxha (Uzuni 56'), Muçi (Mehmeti 46') dhe Manaj.
San Marino: Kolombo, Xhiokond, Rosi, Fabri, Çevoli (Benvenuti  (59'), L. Kapikioni (Giulio 86'), Zanoni, Meloni (Lazzari 59'), Xhakopeti, Saliçioni (Pancotti 58'), Della Balda.

76’ Xhokondi ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Mehmetin.

73’ Daku del nga e djathta, gjuan por sfera kalon gjithë pasqyrën e portës.

71’ Mitaj dhe Shehu lënë fushën e lojës për Ramadanin dhe Dakun.

66' Lorenzo Lazzari shënon dhe barazon rezultatin.

62’ Një harkim në zonë nga e djathta gjen Uzunin i cili gjuan me kokë, por sfera kalon mbi traversën e portës mike

51’ Çevoli ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Mehmetin.

49’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Mehmeti devijon në zonë por sfera shkon në duart e portierit.

46' Fllon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Dell Balda pati një mundësi ideale, por goditja e tij shkoi drejt në portier, i cili e devijoi topin në korne.

41' Shqipëria po sulmon me të gjitha forcat, por ende nuk po arrin ta gjejë golin e dytë.

35' Ndeshje e mirë, San Marino po mbrohet. 

30' San Marino po mundohet.

22' Manaj nga 15-16 metra godet bukur por shtylla e majtë ia mohoi golin.

19' Lojë e mirë, dominim i Shqipërisë.

16' Shqioëria e frukshme.

11' Kristjan Asllani, nga rreth 22 metra, shënon një eurogol në këndin e epërm, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

7' Ernest Muçi godet mbi portë.

5' Kristjan Asllani godet me kokë, por topi përfundon jashtë shtyllës së majtë.

2' Shqipëria në ofensivë, atmosferë e mirë.

Gjithçka gat.

Maran vazhdon eksperimentin

Shqipëria luan sot përballë San Marinos në “Air Albania” një sfidë ku kuqezinjtë te drejtuar nga Rolando Maran duhet të fitojnë dhe të bindin.

Për shkak të rezultateve në grup, ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të jenë vendimtare, po ashtu si edhe golavarazhi. Ndaj duhet një fitore bindëse për të rregulluar edhe këtë të fundit në ndeshjen përballë modestëve të grupit.

Në krahasim me ndeshjen e mëparshme ndaj Finlandës, trajneri ka bërë vetëm dy lëvizje në formacion. I pari është i detyruar pasi Dajsinani merr vendin në katërkëndor pas pezullimit të Berishës dhe dëmtimit të Sherrit. Ndërkohë në mesfushë është Shehu ai i cili aktivizohet në vend të Ramadanit.

Paralelisht, vazhdon eksperimenti me dyshen Mitaj-Pilo në krahun e majtë, duke bërë të qartë se ky mund të jetë një opsion që do të shihet rregullisht edhe në vijim në radhët e kuqezinjve.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Dajsinani, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Pilo, Shehu, Asllani, Hoxha, Muçi, Manaj.
Trajner: Rolando Maran

SAN MARINO: Kolombo, Xhiokondi, Rosi, Fabri, Çevoli, L. Kapikioni, Zanoni, Meloni, Xhakopeti, Saliçioni, Della Balda
Trajner: Roberto Çevoli

Publikohen formacionet e Shqipëri-San Marino

Publikohen formacionet e Shqipëri-San Marino!

Shqipëria luan sot përballë San Marinos në “Air Albania” një sfidë ku kuqezinjtë te drejtuar nga Rolando Maran duhet të fitojnë dhe të bindin.

Për shkak të rezultateve në grup, ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të jenë vendimtare, po ashtu si edhe golavarazhi.

Ndaj duhet një fitore bindëse për të rregulluar edhe këtë të fundit në ndeshjen përballë modestëve të grupit.

Shqipëria me formacionin zyrtar

Shqipëria me formacionin zyrtar ndaj San Marinos, Sylvinho bën zgjedhjet

Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen ndaj San Marinos, në kuadër të ndeshjes së UEFA Nations League.

Kuqezinjtë do ta nisin takimin me këtë 11-she:

Dajsinani; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Pilo, Shehu, Asllani; Muçi, Manaj, Hoxha.

Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë synojnë një paraqitje pozitive përballë San Marinos dhe tri pikët në këtë përballje.

Shqipëria favorite

Shqipëria do të luajë sonte ndaj San Marinos ndeshjen e katërt në grup në Ligën C, në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës, dhe duke parë kundërshtarin që ka përballë, fitorja nuk diskutohet, por do provohet edhe goleada.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit për kërë periudhë të ndeshjeve ndërkombëtare, për t’u rikthyer më pas në mes të nëntorit për dy ndeshjet e fundit në grup.

Trajneri Rolando Maran ka vendosur të zbresë sonte në fushë me këtë formacion: Dajsinani; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Pilo, Shehu, Asllani; Muçi, Manaj, Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat