Kristjan Asllani i dha 3 pikë Kombëtares që vuajti ndaj San Marinos.
Sfida u fitua me rezultatin 2-1 në stadiumin “Air Albania”.
“Nuk e di pse. Pjesën e parë kemi hyrë mirë në fushë dhe zhbllokuam rezultatin. Pastaj kur nuk i mbyll ndeshjet është problem i madh. Pjesën e dytë, nuk e di pse kemi pasur aq probleme.
Ndoshta ne mesfushorët nuk po bënim shumë presing, kishim shumë distanca të gjata. Dhe nuk e di, por tani të them të drejtën, marrim 3 pikë dhe vendin e parë dhe të presim nëntorin.
Ne kemi bërë atë që kërkon trajneri, ne mesfushorët po rrijmë lart. Po e fillojmë lojën me 3 mbrojtës. Problemi ynë është që kur ne mesfushorët nuk e prekim topin për 6-7 minuta, duhet të shkojmë ta marrim te mbrojtësi. Mesfushori duhet ta preki topin. Gjithë njerëzit mund të thonë se 3 pikë të thjeshta me San Marinon, por tani futbolli është bërë shumë i vështirë. Dhe atje në Finlandë kemi bërë 25 minuta fantastike, erdhi kartoni i kuq dhe u humb ndeshja.
Sot kur shkova te penalltia, ishte një “deja vu”. Më ngjante sikur ishte ndeshja Leçe-Torino që gabova në minutën e 93-të. Thashë jam pak i lodhur, nuk e di a ta gjuaj në qendër, nuk e di nuk kam gjuajtur asnjëherë penallti. Unë shoh gjithmonë portierin, por tani të studiojnë të gjithë.
Kam këtë lloj gjuajtje, që ndaloj pak dhe shoh portierin. Sa bën ai hapin e parë… nuk i zbulojmë të gjithë gjërat tani.(qesh)
Tani varet gjithçka nga ne. Po bërë 6 pikë je i pari sigurisht. Tani do kthehemi te ekipet tona, pastaj do vijmë këtu dhe do demostrojmë akoma gjërat. Ka nisur cikël i ri dhe me trajner të ri. Jemi shumë të lumtur, tani e kuptuam çfarë do me të vërtetë trajneri. Në fund kemi bërë katër ndeshje të mira dhe kjo është gjë e madhe për Kombëtaren”, u shpreh Asllani p