Vlera Neziri synon majat e futbollit

Futboll

Vlera Neziri synon majat e futbollit

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 21:02
Teuta Mehmeti, Vlera Neziri dhe Qerim Shaqiri

Vlera Neziri është një nga talentet e reja të futbollit të femrave në Ferizaj. 

Ajo është pjesë e KF Vizionit KFF nga Ferizaj që nga mosha 8-vjeçare, ndërsa që nga dita e parë ka treguar përkushtim dhe talent në futboll.

Neziri luan në pozitën e mesfushores - sulmueses dhe, krahas angazhimit në futboll, është shembullore edhe në mësime.
Falë paraqitjeve dhe punës së saj, Vlera ka rënë në sy të përzgjedhësve të Kombëtares së Kosovës, ku është ftuar dhe prej një viti është pjesë e gjeneratës U-15.

Për zhvillimin e saj, Vlera veçon punën e trajnerëve të saj, Qerim Shaqiri – Rusi dhe trajneres Teuta Mehmeti, të cilët, sipas saj, janë gjithmonë në përkrahje të futbollisteve.

“Falë punës së dy trajnerëve, Qerim Shaqiri – Rusi, si dhe trajneres Teuta Mehmeti, që nuk kursejnë asgjë nga vetja për të na përgatitur sa më mirë dhe për ta përfaqësuar në radhë të parë KF Vizionin KFF, e nga kjo trampolinë të bashkohemi edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Unë u jam falënderuese trajnerëve që çdoherë janë në përkrahjen tonë”, tha Vlera.

Tashmë për Vlerën dhe bashkëlojtaret e saj vjen një tjetër përvojë ndërkombëtare.

Më 20 tetor, skuadra do të marrë pjesë në një turne në Maltë, ku talentja nga Ferizaj do të ketë mundësinë të tregojë edhe më shumë nga talenti i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat