Juventus ndërron mendje për Yildiz

Futboll

Juventus ndërron mendje për Yildiz

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 22:54
Yildiz

Pavarësisht rinovimit të fundit të kontratës, e cila skadon më qershor të vitit 2030, Kenan Yildiz mund të largohet nga Juventus gjatë verës së ardhshme.

Ylli turk do të jetë protagonist i verës së ardhshme, gjë që ndodhi edhe merkaton e fundit.

Interesi ndaj është në rritje, po ashtu edhe ofertat ekonomike. Gianluca Di Marzio zbulon se Yildiz mund të largohet verën e ardhshme nga Juventus, vetëm për një ofertë që nis nga 150 milionë euro.

Madje gazetari i njohur shkon më tutje, duke zbuluar se në rast largimi të Yildiz, numri i 10 Juventusit do të jetë Kerim Alajbegovic, i transferuar nga Leverkusen në verën e fundit për shifrën e 32 milionë eurove.

Klubet më të interesuara në dukje për fantazistin turk janë Real Madrid, Arsenal dhe Bayern.

Por, nuk përjashtohen as klube të tjera si Chelsea, PSG e Man. City. Për momentin, nuk ka asnjë ofertë konkrete, por me siguri që Yildiz do të jetë protagonisti kryesor i verës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat