Fabio Borini ka njoftuar të mërkurën mbrëma pensionimin nga futbolli profesionist.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit e konfirmoi vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dua ta falënderoj atë djalosh që nuk pushoi kurrë së besuari.
njeriu që jam sot do të vazhdojë të besojë në mundësinë e radhës, këtë herë pa një top në këmbë, por me të njëjtin besim.
Gjithmonë”, shkroi Borini.
Borini iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2012 nga Roma. Në sezonin e tij të parë zhvilloi 20 paraqitje dhe shënoi dy gola, ndërsa më pas u huazua te Sunderlandi.
Në karrierën e tij, italiani ka luajtur edhe për Chelsea, Swansea City, Parma, Roma, AC Milan, Hellas Verona, Karagumruk, Sampdoria dhe Salford City.
Ai ishte pjesë e kombëtareve të Italisë në grupmosha të ndryshme dhe regjistroi edhe një paraqitje me ekipin e parë të “Azzurrëve”.