Wanda Nara nuk do të përfitojë asnjë euro nga ndarja

Futboll

Wanda Nara nuk do të përfitojë asnjë euro nga ndarja

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 11:40
Icardi e Nara

Mauro Icardi feston: “Ka arsye për të ngritur dolli.” Arsyet janë divorci i tij zyrtar me Wanda Narën, i finalizuar nga Gjykata e Milanos, dhe një vendim që hodhi poshtë kërkesat e paraqitura nga personazhi televiziv dhe nëna e dy vajzave të tij: nuk do të ketë as pagesë mujore divorci prej 100.000 eurosh, e as pagesë mujore prej 250.000 eurosh, pasi “të ardhurat dhe pasuritë e saj janë të mjaftueshme për ta mbajtur atë financiarisht”.

Nuk ka prova, në kundërshtim me pretendimet e Wanda Narës, se ajo e sakrifikoi karrierën e saj gjatë martesës. “

Pretendimi nuk u vërtetua”; përkundrazi, “konsiderohet se fama e Narës buronte pikërisht nga martesa e saj me Icardin – i cili në atë kohë ishte lojtar dhe kapiten i Interit, e rrjedhimisht shumë i famshëm në Itali”.

Gjykatësit shqyrtuan gjithashtu aktivitetet profesionale të Wanda Narës gjatë martesës, duke arritur në përfundimin se: “Nara nuk bëri asnjë sakrificë profesionale që do të justifikonte një kompensim në këtë rast”. ”

Sot e festoj këtë vendim dhe nisjen e një kapitulli të ri”, shkroi sulmuesi në rrjetet sociale. Beteja ligjore mes ish-çiftit ka marrë fund. Megjithatë, beteja në rrjetet sociale pritet të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat