Qatip Osmani: Kishim iniciativë, por ka të bëjë edhe mungesa e eksperiencës

Futboll

Qatip Osmani: Kishim iniciativë, por ka të bëjë edhe mungesa e eksperiencës

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 16:06
Qatip Osmani

Laçi u mposht 0:2 nga Egnatia, në sfidën e vlefshme të javës së 6-të të Superiores.

Pas duelit të zhvilluar në Kurbin, ka folur për mediat dhe trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani. 

“Sa keq të vjen për sot? Sigurisht që vjen keq sepse momenti kur kishim iniciativë, kur krijuam raste, bëmë gabimin dhe nuk duhet të ndodhë. Megjithatë, sa i përket angazhimit dhe lojës në përgjithësi mendoj se nuk luajtëm keq dhe kjo nuk e zmadhon këtë humbje.

Përveç pjesës së parë, nuk tentuat me topat vertikal. Duke patur në gjirin tuaj lojtarë, pse nuk e furnizojnë edhe më shumë, Traore furnizohet shumë pak?

E para pse nuk ka luajtur shumë topat vertikal ishte dhe mbyllja e Egnatias.

Pjesa e dytë me futjen e karajt. U munduam ta hapnim me Beka. Të hapet vendosja dhe nëpërmjet kësaj hapjes dhe të provojmë me topat vertikal. Disa gabime nga gabimet jo preçize dhe me kundërshtar si Egnatia penalizon.

I vetmi problem, eksperienca, apo ka edhe ndonjë problematikë tjetër? Absolutisht po, me 0-0 ishim në sulme me 6-7 lojtarë. Minusi 1-0 ishte rezultat aktiv dhe kishte kohë për t’u barazuar. Këto janë shenjat e mungesës së eksperiencës”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat