Në javën e 10-të të “League Two” në Angli, liga e 4-të për nga rëndësia, mbrojtësi i Shqipërisë, Maldini Kacurri, ishte fenomenal.
Edhe pse ekipi i tij u mposht 0-1 nga Port Vale FC, Kacurri shpëtoi një gol të sigurt, duke e devijuar topin me kokë, në kufirin e vijës.
Mbrojtësi i Shqipërisë iu bashkua Grimsby Town në janar të këtij viti, i ardhur prej Arsenalit.
Me Kombëtaren, 21-vjeçari ka bërë debutimin më 4 shtator të vitit 2025, ndërsa prej kësaj date nuk është thirrur më.