Derbi i kryeqytetit të Shqipërisë, mes Partizanit dhe Tiranës po zhvillohet sonte, dhe tifozët e këtij të parit kanë bërë një gjest të madh.
Partizani po i bën konak Tiranës në “Air Albania”, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së gjashtë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Para nisjes së ndeshjes, tifozët vendas në këtë rast, “Guerrilsat” e Partizanit kanë bërë një koreografi të veçantë, në nder të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një baner të madh, në tribunën pas golit, tifozët e Partizanit kanë shkruar me të mëdha “Ushtria Çlirimtare”.
Momentalisht, rezultati në derbin e Tiranës është i barabartë, 1-1.