Çeferin: Në Kroaci më kërkuan dy herë të njëjtën gjë

Futboll

Çeferin: Në Kroaci më kërkuan dy herë të njëjtën gjë

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2026 Në ora: 14:01
Aleksander Çeferin

Aleksander Çeferin njoftoi para disa ditësh se do të kandidojë sërish për president të UEFA-s, detyrë të cilën e ushtron që nga viti 2016.

Kreu slloven i futbollit evropian, në një intervistë për gazetën sllovene “Delo”, foli për marrëdhëniet me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe tregoi dy anekdota interesante nga Kroacia.

Çeferin thotë se edhe njerëz jashtë botës së futbollit i afrohen për t’i përcjellë mesazhe që lidhen me Infantinon.

“Kur isha në Kroaci me familjen time, shkuam për darkë në një restorant dhe pronari më tha: ‘Nuk keni nevojë të paguani, vetëm ju lutem ndalojeni këtë Infantinon’”, tregoi Çeferin në intervistën për ‘Delo’.

Më pas, ai rrëfeu edhe një rast tjetër:

“Herën e fundit që po kaloja kufirin, ia dhashë pasaportën policit dhe ai më tha: ‘A do ta ndaloni këtë njeri?’ Kjo nuk më kishte ndodhur kurrë më parë.

Po flasim për një çështje serioze, për të cilën duhet të diskutohet, por Infantino nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe vepron sipas mënyrës së tij”.

Duke folur për kandidaturën e tij të re për president të UEFA-s, Çeferin theksoi se vendimi i tij nuk është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj veprimeve të Infantinos. Si arsye kryesore ai përmendi nevojën për stabilitet në futbollin evropian.

“Futbolli po përpiqen ta marrin nga të gjitha anët dhe tani ka nevojë për unitet dhe udhëheqje të qëndrueshme.

Në fakt, nuk kam asnjë raporte me Gianni Infantinon.

Që nga publikimi i lajmit për përpjekjen për të tërhequr investitorë privatë, Infantino ende nuk më ka telefonuar, nuk më ka dërguar mesazh dhe nuk më ka propozuar që të bisedojmë për këtë çështje.

Pra, nuk ekziston asnjë marrëdhënie mes presidentit të UEFA-s dhe atij të FIFA-s”, deklaroi Çeferin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat