Egnatia debuton këtë javë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës, ku merr pjesë për të herë të parë në historinë e saj dhe tashmë është mësuar se kush do të ndajë drejtësinë në takimin ndaj Midtjylland.
Në sfidën që luhet këtë të enjte në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”, gjyqtari kryesor do të jetë austriaku 35-vjeçar Stefan Ebner.
Ai që prej vitit 2023 ka marrë stemën e FIFA-s dhe drejton në kompeticionet ndërkombëtare të UEFA-s, në fazën kualifikuese të tyre.
Asistentët e tij janë të gjithë austriakë, duke filluar nga vijërojtësit Martin Hofler dhe Maksimilian Kolbitsh, si dhe gjyqtari i katërt Julian Vainberger. Në VAR do të jetë Harald Leshner, ndërsa në AVAR është caktuar Alain Sadikovski.