Ka përfunduar shumë më shpejt se sa mendohej eksperienca e Ledjan Memushajt si trajneri i parë i skuadrës së Altamura në Serinë C, në atë që ishte deri tani detyra e tij më e rëndësishme në futbollin profesionist.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është shkarkuar sot nga detyra që kishte marrë gjatë verës në klubin me ambicie në Serinë C, që kërkonte të bëhej protagonist për luftën për ngjitjen më lart.
Por rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.
Humbja ndaj Katanias në fundjavë ka rezultuar fatale për Memushajn, pasi drejtuesit kanë vendosur shkarkimin tij, pas vetëm 9 ndeshjesh në drejtim me një bilanc prej 2 fitoresh, 2 barazimesh e 5 humbjesh.
Në sezonin e kaluar Memushaj u vlerësua si një nga trajnerët e perspektivës pasi drejtoi skuadrën e Leon në Serinë D italiane.