Julian Ahmataj optimist pas fitores: Skuadra ka cilësi në mbrojtje

Futboll

Julian Ahmataj optimist pas fitores: Skuadra ka cilësi në mbrojtje

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 19:12
Julian Ahmataj

Skënderbeu më në fund ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore.

Korçarët mposhtën me përmbysje 2 – 1 Elbasanin. Pas këtij suksesi, foli për mediat trajneri i “Ujqërve”, Julian Ahmataj:

“Jemi më të qetë. E dinim që do të kishim ndeshje të vështirë. U përpoqëm të tregoheshim të kujdesshëm, përsëri pësuam 1 gol. Është e disata ndeshje që pësojmë gol dhe reagojmë fuqishëm. Kjo tregon që kemi forcë të madhe brenda grupit.

Presioni i rezultateve, dihet që do të ndikonte shpejt. Lojtarët e mi dinë t’i bëjnë shumë mirë tranzicionet. Shifrat flasin për golat e pësuar. Presioni ka ndikuar te rezultati.

Skuadra i ka cilësitë për të mos pësuar gol. Për Kacenin, ishte zgjedhje e detyruar. Ai është lojtar me shumë cilësi. Opsionet nuk i kishim në gjendjen më të mirë fizike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat