Meliqi: Kushtet e fushave në vend janë të vështira 

Futboll

Meliqi: Kushtet e fushave në vend janë të vështira 

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 11:59
Anes Meliqi

Java e 10-të e vendos skuadrën e Shkëndijes së Tetovës si mysafire të Skopjes në Shkup. 

Shkëndija, si lider i renditjes, kërkon vazhdimësi në rrugën drejt kthimit të titullit kampion në Tetovë.

Të dielën në Autokomandë të Shkupit nga ora 14:00 ndeshemi me Skopjen, derisa mbrojtësi reprezentues Anes Meliqi ka ndarë opinionin e tij për mediat. 

Përgatitjet dhe e kushtet e fushave në vend…
Anes Meliqi:
“Unë për këtë gjendjen e terreneve në Maqedoni mendoj se me të vërtetë janë në gjendje jo të mirë, por unë mendoj se kjo nuk është arsyetim apo alibi. Unë mendoj se terreni është i keq si për ne, po ashtu edhe për kundërshtarin, por në këtë aspekt duhet të jemi më real dhe të pranojmë se Shkëndija është ekip që ndërton, që don të luan futboll evropian dhe në këtë drejtim me të vërtetë kjo na vështirëson neve dhe është përparësi për rivalët.

Por, siç e thashë edhe më herët, kjo nuk është arsyetim, duhet ta gjejmë ndonjë mënyrë se si t’i fitojmë përballjet tona dhe besoj se do i fitojmë me Zotin përpara ndeshjen e ardhshme.”

Mësimet nga barazimi i kaluar…

Anes Meliqi: “Normalisht duhet të jemi pak më vetëkritikë, pasi zhgënjyem me Shkëndijën e Haraçinës.

Me thënë të drejtën u desh ta kishim mbyllur më herët ndeshjen në favorin tonë, duke llogaritur dominimin dhe shanset që kishim, por duke mos i hequr meritën edhe Shkëndijës së Haraçinës, sepse me të vërtetë bënë edhe ata një lojë të mirë.

Por, duhet të mësojmë nga gabimet, kampionati është i gjatë dhe besoj se do përmirësojmë këtë lojë në vijim.”

Synimet ndaj Skopjes dhe ruajtja e kreut…
Anes Meliqi
: “Po, fatmirësisht paralel me gabimet tona kanë gabuar edhe kundërshtarët tanë.

Por, unë mendoj se ne duhet t’i marrim ndeshjet një pas një dhe t’i fitojmë dhe të shtojmë diferencën me ekipet që na ndjekin. Ne kemi bërë analizë dhe objektivi është vetëm të fitojmë tri pikë, pa marrë parasysh a do i fitojmë duke luajtur bukur, duke ndërtuar nga poshtë apo në teren të mirë apo të keq apo në baltë apo ku e di unë çka, por objektivi është vetëm të marrim tri pikë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat