Protestat e studentëve kanë hyrë në ditën e 6-të në Shqipëri, aty ku të rinjtë e kombit kërkojnë të drejtat e tyre dhe largimin e sistemit aktual.
Gjatë këtij segmenti kohor, në përplasjet mes policisë dhe studentëve, është evidentuar qartë dhuna e ushtruar nga policia ndaj të rinjve.
Sulmuesi i Partizanit, Albers Keko, nuk ka qëndruar në heshtje. Përmes një “story”-je në rrjetet sociale, ai ka ndarë një mesazh prekës, duke dënuar dhunën:
“Jemi të rinj që duhet të ëndërrojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen, jo të përballemi me dhunën në rrugët e vendit tonë.
Pas çdo goditjeje, ka një nënë që e pret të birin e vet në shtëpi, një familje me zemër që do të dëgjohet dhe do të jetojë pa frikë dhe dinjitet.
Sa e dhimbshme është që krenaria e Shqipërisë përfundon me lot në sy. Zoti i ruajtë të gjithë!”