7 minuta i kanë mjaftuar sulmuesit shqiptar, Tedi Cara, për të gjetur golin me ekipin e LNZ Cherkasy ndaj Kryvbas, java e 9-të në Premier League të Ukrainës.
Ish-sulmuesi i Partizanit e shfrytëzoi në maksimum pasimin e dhënë brenda zonës rivale.
Ai e gjeti bukur hapësirën e lënë bosh për të dërguar topin në rrjetë.
Tedi Cara sukseset më të rëndësishme për trofe të fituar i ka te Partizani, titullin kampion në sezonin 2022-2023 dhe Superkupën në edicionin 2023-2024.