Juventusi synon të rikthehet te fitoret në kampionat, teksa sonte pret Lazion në një përballje interesante të Serie A.
Bardhezinjtë vijnë pas fitores 2:1 ndaj Celta Vigos në Ligën e Kampionëve, por në kampionat kanë regjistruar vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër, Lazio po kalon një formë të shkëlqyer, pasi është e pamposhtur në gjashtë xhirot e para, me pesë fitore dhe një barazim.
Përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë qenë të balancuara, me nga tri fitore për secilën dhe tri barazime në nëntë ndeshjet e fundit në Serie A.
Edon Zhegrova, i cili ka lënë përshtypje me paraqitjet e fundit. Në ndeshjen ndaj Cagliarit, futbollisti kosovar regjistroi pesë goditje në kuadrat, duke barazuar një rekord për lojtarët që hyjnë nga stoli në Serie A.
Sipas mediave italiane, Zhegrova është një alternativë shtesë në sulmin e Juventusit ndaj Lazios, pasi nuk është përfshirë në listën e klubit për garat evropiane, por mund të luajë në kampionat
Formacionet e mundshme:
Juventus: 25 Vicario - 15 Kalulu - 3 Bremer - 26 Lucumi - 2 Celik - 12 Douglas Luiz - 17 Alajbegovic - 29 Sarr - 22 McKennie - 31 Gonzalez - 9 Kolo Muani
Lazio: 35 Mandas - 15 Floriani - 16 Frattesi - 11 Isaksen - 31 Sutalo - 25 Provstgaard - 17 Tavares - 21 Belahyane - 14 Noslin - 10 Zaccagni - 24 Taylor