Derbi në Tuz, Deçiqi kërkon t'i japë fund serisë negative

Futboll

Derbi në Tuz, Deçiqi kërkon t'i japë fund serisë negative

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2026 Në ora: 16:12
Pamje nga një ndeshje e mëhershme mes Deçiqit dhe Buduçnostit

Java e 11-të e Ligës së Parë të futbollit të Malit të Zi veçohet me derbin në Tuz, ku skuadra shqiptare Deçiqi që po kalon një periudhë të vështirë, e pret Buduçnostin e Podgoricës.

Ballafaqimi mes këtyre skuadrave do të luhet sot në orën 18:00.

Sipas gazetës malazeze, “Vijesti”, Deçiqi aktualisht po përballet me krizën e parë të sezonit, ka pesë ndeshje radhazi pa fitore, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Malit të Zi.

Nëse shikojmë kalendarin, ekipi nga Tuzi nuk e ka shijuar fitoren për gati dy muaj; fitorja e fundit daton më 30 gusht kundër ekipit të Jezeros (2:1).

Që atëherë, ata kanë pësuar humbje nga Mladost Lob.bet dhe Sutjeska, kanë barazuar me Petrovacin dhe Mornarin, si dhe janë eliminuar nga Kupa prej Sutjeskës pas ekzekutimit të penalltive.

Buduçbosti është ë end të tretë me 15 pikë dhe Deçiqi në të 5-tin po me 15 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat