Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ka zhgënjyer para shikuesve të vet, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Buduçnosti i Podgoricës në ndeshjen e javës së 11-të në Kampionatin e Malit të Zi.
Futbollisti 17-vjeçar Petar Vujoviq shënoi golin e fitores në minutën e 51-të.
Me këtë fitore, Buduçnosti ngjitet përkohësisht në vendin e parë të tabelësme 18 piikë.
Skuadra shqiptare Otrant Olimpiku, që ka një ndeshje më pak, renditet në vend të dytë me 18 pikë.
Deçiqi është në vend të pestë me 15 pikë.