Të enjten, Egnatian do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë të Conference League përballë Aarhus në transfertë. Sfida e cila do të luhet në “Cepheus Park”, do të nisë prej orës 21:00.
Pas barazimit në “Elbasan Arena” përballë Midtjylland, që konkludoi me marrjen e një pike në debutimin zyrtar, Egnatia do të kërkojë t’i marrë maksimumin rivalit nga Danimarka.
Vetë kjo skuadër nuk ka patur një ecuri pozitive në dy ndeshjet e fundit, ndërsa renditja në klasifikim është një “kambanë alarmi” më vete për kundërshtarin e radhës të rrogozhinasve, pozita e 10-të me 9 pikë, “zona e ftohtë”.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për kampionët e Shqipërisë që të përfitojnë në maksimum dhe të nisen me objektivin e qartë për tre pikët e para në skenën evropiane.