Objektivi kryesor i kuqezinjve mbetet qendërmbrojtësi i Sportingut

Futboll

Objektivi kryesor i kuqezinjve mbetet qendërmbrojtësi i Sportingut

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 11:37
Milani

Megjithëse mbeten më shumë se dy muaj nga hapja e merkatos së janarit, drejtuesit e Milanit kanë nisur punën për përforcimin e skuadrës.

nga Ruben Amorim ka identifikuar mbrojtjen si repartin që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për pjesën e dytë të sezonit.

Objektivi kryesor i kuqezinjve mbetet qendërmbrojtësi i Sportingut të Lisbonës, Gonçalo Inacio.

Drejtuesit e klubit italian synojnë të shfrytëzojnë marrëdhëniet e tyre me agjentin Jorge Mendes për të mbyllur marrëveshjen. Megjithatë, për shkak të kompleksitetit të tratativës, Milani po monitoron gjithashtu disa opsione alternative.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, një nga emrat që po ndiqet me interes është ai i Daniele Ghilardit nga Roma.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2003 ka gjetur pak hapësira te kryeqytetasit pas ardhjes së Balerdi-t dhe Koulierakis-it. Kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë këtë situatë për t’i ofruar më shumë minuta lojtarit të ri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat