Sulmuesi u largua nga Barcelona pas katër sezonesh e gjysmë

Futboll

Sulmuesi u largua nga Barcelona pas katër sezonesh e gjysmë

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 15:08
Torres

Largimi i Ferran Torresit nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës nuk ishte thjesht një çështje financiare.

Sipas raportimeve të “Sulmuesi u largua nga Barcelona pas katër sezonesh e gjysmëAS”, pas transferimit të sulmuesit spanjoll tek Paris Saint-Germain për rreth 50 milionë euro qëndronte edhe vendimi i drejtorit sportiv të katalanasve, Deco, i cili nuk e konsideronte valencianin si pikën e referimit të sulmit për të ardhmen.

Ferran u largua nga Barcelona më 15 gusht për t’u bashkuar me kampionët francezë. Shitja e tij i dha klubit katalanas mundësi të avanconte edhe në negociatat me Manchester City-n për transferimin e Rodrit.

Sipas “AS”, Deco vendosi të mos i jepte përparësi rinovimit të kontratës së sulmuesit, edhe pse Ferran kishte fituar sërish një rol të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Hansi Flick. Klubet i kishin komunikuar përfaqësuesve të lojtarit se bisedimet mund të zhvilloheshin në shtator ose gjatë vjeshtës, por një ofertë zyrtare nuk mbërriti kurrë.

Në këtë histori ndikoi edhe marrëdhënia mes Decos dhe ish-drejtorit sportiv Mateu Alemany. Ferran kishte qenë një projekt personal i Alemanyt, i cili e njihte sulmuesin nga koha kur të dy ishin tek Valencia dhe kishte marrëdhënie të afërta me agjentin e tij, Héctor Peris.

Përballë mungesës së përparimit në negociatat për rinovimin dhe interesimit konkret nga jashtë Spanjës, Ferran autorizoi bisedimet me PSG-në, të cilat u përmbyllën shpejt.

Sulmuesi u largua nga Barcelona pas katër sezonesh e gjysmë, me 207 ndeshje, 65 gola, dy tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe tri Superkupa të Spanjës.

Ironikisht, largimi erdhi në një moment kur Ferran po kalonte një periudhë shumë të mirë, pasi ishte konsoliduar si qendërsulmues nën drejtimin e Flick. Tashmë, ai pritet të përballet me ish-skuadrën e tij këtë të martë, në “Parc des Princes”, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat