Në renditjen më të re të FIFA-s, Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave është ngritur për dy pozita, duke u pozicionuar në vendin e 83-të në ranglistën botërore.
Kosova ka shënuar përparim krahasur me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të, në renditjen e publikuar të martën. Në prill, Kombëtarja ishte renditur e 81-ta.
Kjo rritje vjen pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e “play-off”-it kualifikues për Kampionatin Botëror, ku “Dardanet” u përballen me Austrinë, derisa pozita e kundërshtarit dhe rezultatet e kombëtareve të tjera ndikuan në ndryshimet e renditjes.
Për dy pozita në ranglistën e FIFA-s, ka rënë edhe Austria, megjithëse i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës.
Në vendin e parë në botë vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.