Ferizaj më i mirë se Trepça! Ardi Shala, shënues i dyfishtë

Futboll

Ferizaj më i mirë se Trepça! Ardi Shala, shënues i dyfishtë

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2026 Në ora: 16:09
Ferizaj

Ferizaj vazhdon me fitore në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Ferizajasit u treguan më të mirë se Trepça, duke shënuar fitore me rezultat 2:0 në takimin e javës së 11-të.

“Skuadra jonë shënon edhe një fitore të radhës, duke mposhtur KF Trepçën me rezultat 2:0. Ardi Shala ishte heroi i ndeshjes, duke realizuar të dy golat”, ka njoftuar FC Ferizaj.

Me kryetrajnerin e ri, Arbnor Morina, Ferizaj është këndellur dhe gradualisht po ngjitet në renditjen tabelore.

Ferizaj renditet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Trepça gjendet në pjesën e poshtme të tabelës, përkatësisht në vendin e 13-të, me 11 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat