Interi është shumë pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Carlos Auguston deri në vitin 2031, pas paraqitjeve të shkëlqyera të brazilianit në këtë fillim të sezonit, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Mbrojtësi 27-vjeçar ka shkëlqyer me fanellën zikaltër, duke kontribuar me gola dhe asistime, ndërsa aftësia për të luajtur në disa pozita e ka bërë një futbollist shumë të rëndësishëm për trajnerin Cristian Chivu.
Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, me nënshkrimin që mund të vijë brenda dy javësh.
Kontrata aktuale e Carlos Augustos skadon në vitin 2028, por Interi synon ta mbajë atë në Milano edhe për pesë vjet të tjera.