Inter i magjepsur nga 24-vjeçari, Marotta po punon ta marrë në janar

Futboll

Inter i magjepsur nga 24-vjeçari, Marotta po punon ta marrë në janar

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 16:23
Giuseppe Marotta

Interi është magjepsur nga Pedro Henrique, i njohur si Pedrinho.

Sipas Tuttosport, mbrojtësi i majtë i Shakhtar Donetsk-ut la një përshtypje të fortë te tifozët në “San Siro”, si dhe te Giuseppe Marotta, i cili po shqyrton mënyrat për ta marrë atë në Milano – ndoshta që në merkaton e janarit.

Ndonëse duhet të përmirësojë vendimmarrjen e tij në zonën sulmuese, shpejtësia e tij bën vërtet diferencën; për më tepër, ai është i aftë të luajë edhe në krahun e djathtë.

Klubi ukrainas njihet për faktin se nuk u bën ulje çmimi askujt; megjithatë, është e qartë se, që nga fillimi i luftës në vendin e tyre, ata janë detyruar ta përshtasin disi politikën e klubit.

Pedrinho është nën kontratë deri më 31 dhjetor 2030 dhe vlerësohet të paktën 25 milionë euro – një shifër që ka gjasa të rritet me shpejtësi në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh paraqitjet e tij në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat