Jeton Beqiri ka regjistruar fitoren e parë si trajner i Gabala-s, pasi skuadra e tij triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Arazit.
Në ndeshjen e tretë në stolin e skuadrës azere, trajneri shqiptar arriti të festojë fitoren e parë, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme ekipit në garën për t’u larguar nga fundi i tabelës.
Beqiri, i cili mori drejtimin e Gabala-s para disa javësh, e udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje të vlefshme në udhëtim.
Për Gabala-n, kjo ishte vetëm fitorja e dytë që nga fillimi i sezonit, por suksesi mund të shërbejë si pikënisje për një ecuri më të mirë në vazhdim të kampionatit.