Drejtori i Bayernit: Kompany do të qëndrojë disa ditë në spital

Futboll

Drejtori i Bayernit: Kompany do të qëndrojë disa ditë në spital

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 12:03
Vincent Kompany

Trajneri i Bayern Munihut, Vincent Kompany, është në gjendje stabile pasi të premten u rrëzua gjatë një seance stërvitore të ekipit të dytë të klubit bavarez.

Tekniku belg u dërgua me urgjencë në spital, ku pritet të qëndrojë edhe disa ditë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, foli të shtunën për gjendjen shëndetësore të trajnerit, duke theksuar se shëndeti i tij është më i rëndësishëm se rezultatet sportive.

“Lajmi i mirë është se gjendja e tij është stabile. Biseduam mbrëmë, ndërsa kam folur edhe me bashkëshorten e tij. Ishte një moment i vështirë për të gjithë ne. Ai u rrëzua, përfundoi në spital dhe do të qëndrojë aty edhe disa ditë”, deklaroi Eberl.

“Kjo na tregon edhe një herë se futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Më i rëndësishmi është shëndeti. Te Bayerni qëndrojmë të bashkuar.

Tani duhet të zbulojmë shkakun e asaj që i ndodhi Vincentit, që ai të shërohet plotësisht dhe vetëm më pas të kthehet në punë”, shtoi drejtori sportiv.

Eberl bëri të ditur se mjekët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të trajnerit.

“Ditët e fundit ai kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Mjekët po punojnë që nga mbrëmja e djeshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ekzaminimet e para kanë dhënë disa rezultate, por nevojiten kontrolle të tjera. Nuk jam mjek dhe nuk dua të bëj hamendësime”, përfundoi Eberl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat