Partizani është mposhtur nga Skënderbeu, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 0:2 në favor të korçarëve.
Takimi i vendos nga golat e Totres dhe Janaqit, me skuadrën e Julian Ahmataj që u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë, ndryshe nga panorama e pjesës së parë që foli në emër të të kuqve.
Kështu, Mislav Karoglan pëson humbjen e dytë radhazi, ndërsa Partizani i tij mbetet në fund të tabelës me vetëm 4 pikë në total. Sa i përket Skënderbeut, ekipi i Ahmatajt shkon në vendin e 6-të dhe lë Vorën në “zonën e kuq