Osmani pas suksesit të Laçit: Punojmë të kthehemi te lojërat e mira

Futboll

Osmani pas suksesit të Laçit: Punojmë të kthehemi te lojërat e mira

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 16:07
Qatip Osmani

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, theksoi se fitorja e skuadrës së tij ishte shumë e rëndësishme, pasi erdhi në ndeshjen më të vështirë.

“Pas tre humbjeve, kjo është ndoshta ndeshja më e vështirë.

Në aspektin psikologjik bën të vetën, ngarkesa për të fituar bën të vetën.

Kjo u vërejt edhe sot në disa momente ku bënim disa gabime që nuk duhet të ndodhin se nuk kishim as presion, asgjë. Por përsëri u vu re ajo ngarkesë për të fituar ndeshjen.

Ne u munduam me dy sulmues klasikë dhe dy mesfushorë me tipare më shumë sulmuese se mbrojtëse. Kërkova të kemi më shumë lojtarë në sulm.

Ndoshta u desh të bënim zëvendësimin në fillimin e pjesës së dytë, për disa arsye teknike nuk mundëm ta bënim. Më pas edhe lëndimi i Cenës bëri të vetën dhe pak nga pak u prish puna e zëvendësimeve.

Ne edhe në këtë ndeshje kemi punuar që të kishim atë lojën që kishim luajtur deri në rezultatet që ishin negative. Sigurisht që do mundohemi dhe ta përmirësojmë dhe të luajmë më mirë se sa sot”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat