Prishtina e Re, lider i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, nuk mori më shumë se një pikë në Ferizaj.
Prishtina e Re ndahet baras (0:0) me Tefik Çangën e Tërnit.
Pas javës së 12-të, Prishtina e Re kryeson me 25 pikë, ndërsa Tefik Çanga ndodhet në vendin e 17-të me 7 pikë.
Vëllaznimi rikthehet në rrugën e duhur pas krizës së thellë. Gjakovarët shënuan fitore në Prishtinë me rezultat 1:0 ndaj Ramiz Sadikut.
Futbollisti Bedri Geca është autor i golit të fitores pas asistimit të Albinot Kozmaqit.
Vëllaznimi ngjitet në vend të shtatë me 17 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku renditet në vendin e 14-të me 9 pikë.