Marin Mema reagon për tifozin që u godit me plumb gome në sy

Futboll

Marin Mema reagon për tifozin që u godit me plumb gome në sy

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 10:59
Marin Mema dhe i plagosuri nga protesta

Protesta e studentëve në Tiranë vazhdon të jetë tepër e “nxehtë”, ndërsa ditën e sotme ka marrë përmasa të mëdha.

Një protestues u godit me plumb gome në sy, ndërsa rreziku është shumë i madh që të humbasë shikimin në syrin e dëmtuar.

Në media është bërë publik edhe emri i të plagosurit. Bëhet fjalë për Erjon Vishkullin, tifoz të Kombëtares.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, gazetari i mirënjohur Marin Mema i ka kushtuar një mesazh Vishkullit, ndërsa shkruan:

“Erjon, miku im, ata që të njohin nga afër ta dinë zemrën dhe dashurinë për Kombin. Lutem për ty, Erjon Vishkulli!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat