Klubi i Elbasanit ka ndërmarrë një nismë të veçantë sa i takon Erjon Vishullit, tifozit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi u plagos gjatë protestës me plumb gome në sy.
Për të mundësuar kurimin e Vishkullit, përmes rrjeteve sociale, klubi shkruan se çdo biletë që do të blihet nga tifozët për ndeshjen që ata do të luajnë përballë Partizanit, do të grumbullohet për të garantuar shërimin e tij.
“Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin”, shkruan Elbasani, teksa njofton edhe çmimet e biletave që janë në shitje që prej ditës së sotme.
Kujtojmë se për Erjon Vishkullin ka patur gatishmëri edhe nga ana e Federatës shqiptare të Futbollit, më konkretisht nga presidenti Armand Duka që doli garant për t’i ofruar trajtim më të specializuar, pas incidentit të rëndë ku kryetifozi i Kombëtares mbeti i lënduar.